Teodorakis: Kemi humbur 25 vite me kontest me një vend që mund të jetë aleat besnik

Kryetari i partisë liberale dhe social-demokrate greke “Potami”, Stavros Teodorakis dje pas protestës antimaqedonase në Selanik, në profilin e tij në “Facebook” e dënoi nacionalizmin grek, transmeton Portalb.mk.

Në postin e titulluar “Pse nuk jam në protestën në Selanik”, ai tha se Greqia humb tashmë 25 vite me mbajtjen e atmosferës luftarake ndaj një vendi të vogël që mund të jetë aleati i saj besnik.

“Sepse nuk shoh dallim të lartë mes “ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë” –emër që të gjithë e pranojmë- dhe Maqedonia e Re ose Maqedonia Veriore dhe e Sipërme. Sepse në çështjen “maqedonase” si në çështjen “qiprase” pasiviteti dhe shtyrja janë në dëm të Greqisë dhe helenizimit. Sepse nuk jam i lidhur me asgjë politike dhe estetike me ato që thonë se jemi nën okupim dhe flasin për kundërshtarë, antihelenë. Sepse veprimi i tillë çon në terror politik. Sepse çdo herë kur një shtet i Kombeve të Bashkuara e pranon “Republikën e Maqedonisë”, diplomacia greke dobësohet. Sepse nuk dua që vendi fqinj të shkatërrohet – dua ta parandaloj “dhuratën myslimane të turqve” dhe Shqipërinë e Madhe”, theksoi Teodorakis në “Facebook”.

Ai theksoi se nuk dëshiron që fëmijët e vendit fqinj të rriten me urrejtje ndaj Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button