A do të reflektojnë protestat në bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit?

Edhe pse qëllimi i çdo proteste është që të bëhet presion ndaj politikës ose gjendjes së caktuar, analistët vendor nuk konsiderojnë se protestat e djeshme në lidhje me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, do t’i dekurajojë qeveritë në Shkup dhe Athinë që ta zgjedhin problemin shumë vjeçar për emrin, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Profesori, Nikolla Dujovski nga Fakulteti i Sigurisë tha se ekziston konsensus i përgjithshëm se duhet të bëhen hapa drejt zgjidhjes së kontestit të emrit.

“Pyetja është politike dhe politikisht do të kërkohet dalje nga kjo situatë dhe mendoj se edhe kryeministrat e të dy shteteve zhvillojnë hapa konstruktiv, çdo kush në shtetin dhe fushën e vet, ashtu siç duhet ose siç është në diplomaci e njohur se mund të vijë në zgjidhje përfundimtare. Për atë nuk pres që të mos ndodhë asgjë në drejtim të kundërt nga ajo që është parashikuar, sepse bëhet fjalë për një çështje mbinacionale dhe është më lartë nga interesat e dhjetëra mijëra grekëve ose disa maqedonasve”, deklaroi Dujovski.

Analisti politik, Albert Musliu nga Asociacioni për Iniciativa Demokrate nuk pret ndryshim në kursin e bisedimeve edhe pse, siç tha, protestat janë përpjeke që të kryhet presion ndaj të dy qeverive.

“Nëse ata marrin nga intensiteti i masivitetit, ajo do të jetë ngarkesë shtesë ndaj të dy palëve, të cilat gjithashtu janë të ngarkuara me zgjidhjen e kontestit 25-vjeçar. Duke marrë parasysh intensitetin e protestës edhe pse në Selanik ka pasur protestë e madhe, por duke marrë parasysh madhësinë e vendit, ajo nuk është edhe aq e mëdhe, as radikale që të garantojnë ndonjë ndryshim në kursin e palës greke”, deklaroi Musliu.

Edhe Dujovski nuk pret pasoja në Greqi, sepse siç thotë qëndrimi i kryeministrit grek është i qartë dhe është në drejtim të gjendjes së kompromisit për çështjen.

“Nëse e ndjekim qëndrimin e kryeministrit Cipras është i qartë. Ai përgatit teren për zgjidhje eventuale. Ka biseduar me përfaqësues të kishës, me një pjesë të partnerëve koalicionar, mendoj se mund të hapet diskutim edhe me partitë opozitare dhe të gjendet zgjidhje”, tha Dujovski.

Protesta e djeshme në Selanik është organizuar nga më shumë grupe nacionaliste si dhe priftërinj të kishës greke që kanë qëndrime radikale kundër Maqedonisë. Ato ë kanë protestuar konsiderojnë se termi “Maqedoni” nuk duhet të përfshihet në çështjen e kontestit të emrit. Paralelisht është mbajtur edhe kontra protest por me intensitet më të ulët nga të majtët.

Dje është protestuar edhe në Shkup, por me intensitet të ulët.  Disa qindra demonstratë janë mbledhur në protestë kundër ligjit të gjuhëve, por edhe për t’i thënë “jo” mundësisë së referendumit për ndryshimin e emrit. Në fund të protestës e kanë djegur flamurin e Bashkimit Evropian.

Selanik, shpërthejnë protestat kundër emrit (LIVE)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button