Xhaka e mirëpret Mkhitaryanin tek Arsenali

Xhaka ka mirëpritur Mkhitaryanin në Arsenal, pavarësisht se transferimi ende nuk është kompletuar.
Henrikh Mkhitaryan në Arsenal, Alexis Sanchez në Manchester United – ky është shkëmbimi afër kompletimit nga dy klubet angleze.

Granit Xhaka, që e njeh shumë mirë mesfushorin armen, shpreson t’i lë prapa ditët që luante kundër Mkhitaryanit dhe ta ketë bashkëlojtar tani e tutje.

Xhaka foli për ish kundërshtarin në Bundesliga (për The Sun): “Kam lexuar se në vitin 2009 ai ka thënë se i pëlqen Arsenali. Jam i sigurt se do t’i përshtatej stili jonë dhe do të ambientohej me lehtësi”.

“Çdo lojtar ka kualitetet e veta. Ai është futbollist i shkëlqyer, kështu që të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi Xhaka.

“Ka qenë e vështirë të luash kundër tij. Të jem i sinqertë, më shumë do të preferoja të luaja përkrah tij. Nuk ka asnjë dyshim se ai është lojtar fantastik me kualitete shumë të mira”.

Duke e njohur shumë mirë nga futbolli gjerman, Xhaka shpreson që ta ndihmojë Mkhitaryanin të ambientohet te Arsenali nëse kompletohet transferimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button