Vizita në Shqipëri, Kryeministri pret zonjën Bler

Kryeministri Berisha priti në një takim, zonjën Cherie Blair e cila po zhvillon një vizitë në Shqipëri, e ftuar në konferencën me temë “Reforma në Gjyqësor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”.

Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e saj të njohur në fushën e drejtësisë, si dhe angazhimet përmes fondacionit të saj, në çështje sociale.

Zoti Berisha tha se zonja Bler mirëpritet me dashuri nga të gjithë shqiptarët, të cilët kujtojnë gjithashtu me mirënjohje angazhimin e fortë të bashkëshortit të saj, ish- kryeministrit britanik Tony Blair, për çështjen e drejtë të Kosovës dhe pavarësinë e saj.

Kryeministri Berisha e njohu zonjën Blair me reformat themelore që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në hapat e bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj..

Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi angazhimin e palëkundur të mazhorancës për heqjen sa më parë të imunitetit për zyrtarët e lartë dhe ata të zgjedhur, si dhe gjyqtarët, si një masë themelore, e cila kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button