BDI nesër mbledhje urgjente për zhvillimet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nesër do të mbajë mbledhje të kryesisë qendrore, pas situatës së tensionuar në vend. 

Operacioni “Monstër” që u zhvillua me arrestimin e dhjetëra shqiptarëve dhe akuzat për terrorizëm islamik dhe radikalizëm që janë pjesë e vrasjes së grupit të pesëfishtë, si dhe protestat e sotme të organizuar spontanisht nga mijëra të rinj shqiptarë kanë detyruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti që të thirrë kryesinë e ngushtë partiake për të shqyrtuar situatën e krijuar .

Një zyrtar i BDI theksoi se situata është e tensionuar dhe se duhet të shqyrtohet ajo dhe të merret një vendim konkret më radikal për të mos lejuar veprimet e tilla të montuara politike dhe provokim të situatës. 

“Duhet seriozisht të shqyrtohet situata dhe të miratohet një vendim i prerë, përndryshe do të kemi tensionim dhe radikalizim të situatës para dhe pas samitit të NATOs, meqë dikush dëshiron dhunë dhe tensione dhe të fajsojë për gjitha problemet shqiptarët”, theksoi zyrtar i i lartë i BDI-së për agjencinë e lajmeve INA. /INA

Lajme të ngjashme

Back to top button