Nafta e papërpunuar fillon javën e tregtimit me një çmim më të lartë

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent ka filluar javën e re të tregtimit me një çmim prej 68.81 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 63.45 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi më i ri i naftës Brent, paraqet një rritje të vogël nga çmimi me të cilin u mbyll tregtimi javën e kaluar, 68.50 dollarë për fuçi, ndërsa marka amerikane WTI mbylli javën e kaluar me 63.23 dollarë për fuçi.

Numri i platformave aktive të naftës në SHBA është zvogëluar për pesë këtë javë, flasin të dhënat e kompanisë Baker Hughes, që merret me mirëmbatjen e fushave të naftës. Sipas kësaj kompanie, numri i puseve aktive të naftës në SHBA është 747.

Ndërkohë, Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) bëri të ditur se është arritur niveli më i lartë i konformitetit, i cili aktualisht është në shkallën prej 129 për qind.

Në njoftimin e OPEC-ut thuhet se të dhënat e fundit tregojnë se rritja globale e kërkesës për naftë do të vazhdojë me një trajektore pozitive gjatë vitit 2018, e nxitur nga performanca e fortë e ekonomisë globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button