Rikthehen protestat në Egjipt

Protestuesit kanë hedhur gurë kundër rojeve që qëndrojnë para Ministrisë së Mbrojtjes në Egjipt, ndërkohë që me mijëra të tjerë kanë marshuar në Kajro për të denoncuar dhunën kundër demostruesve dhe përjashtimin e kandidatëve nga zgjedhjet presidenciale në vend.

Turma ka hedhur parulla kundër ushtarëve që u vunë në dispozicion nga ministria e mbrojtjes pasi 11 persona mbetën të vrarë në përleshjet e 2 majit, dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të këshillit ushtarak.

Trupat përforcuese ushtarake kanë hyrë në veprim menjëherë pasi protestuesit kanë carë barrikadat e vendosura para ministrisë së mbrojtjes. Goditjeve me gurë nga ana e protestuesve, policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Ndërsa ministria e shëndetësisë bëri të ditur se 8 persona kishin mbetur të plagosur.

Dhuna në protesta vjen tre javë para zgjedhjeve që përfaqësojnë shansin e parë për egjiptianët për të zgjedhur në mënyrë të lirë liderin e tyre dhe do të shënojë hapin e fundit të një tranzicioni të vështirë që nga rërzimi i liderit autokratik Hosni Mubarak 15 muaj më parë.

Ndryshimet në minutën e fundit të kandidatëve, përplasjet për kushtetutën e re si dhe dyshimet se mos ushtria do të vazhdojë të mbajë pushtetin pas zgjedhjes së presidentit, kanë bërë që dhe protestat të rinisin sërish./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button