Më 27 maj mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve në Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës të premten i ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës në Ferizaj, të mbajtura më 29 prill.

Certifikimi u bë, pasi PZAP dhe Gjykata Supreme, konfirmuan se bazuar në afatin e paraparë ligjor janë procesuar të gjitha ankesat e pranuara, dhe se vendimet që janë marrë nuk ndikojnë dhe as nuk e cenojnë rezultatin përfundimtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka caktuar që rundi i dytë i zgjedhjeve në Ferizaj të mbahet më 27 maj. Sipas KQZ-së, fushata do të zgjasë tri ditë. Në garën për kryetar të komunës në Ferizaj janë Agim Aliu i PDK-së dhe Adem Salihaj i LDK-së. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button