Bien shitjet e Kindle Fire!

Kur bëhet fjalë për kompjuterët tablet, të gjithë e dinë se iPad është lider i tregut, por edhe më i shtrenjti.Tableti i dytë me i rëndësishëm në treg, Kindle Fire në Android është përgjigja për çmimin e shtrenjtë të iPad, dhe për këtë Amazon ka planifikuar që të shesë 4.8 milionë tablet në tre-mujorin e tretë të vitit 2011.

Megjithatë, shitjet e Kindle Fire kanë rënë në tre-mujorin e parë të vitit 2012. 

Sipas IDC-së, shitjet e Kindle Fire kanë rënë për 750 mijë njësi në Q1, ndërsa rënie ka pasur edhe në porositë e tabletëve nga 16.8 për qind në rreth 4 për qind. 

Nëse konfirmohen këto të dhëna, atëherë Amazon radhitet si prodhuesi i tretë i tabletëve, pas Apple dhe Samsung./portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button