Edhe Shkupi udhëtoi për Antali

Skuadra e Shkupit sot në orët e mëngjesit është nisur për në Antali të Turqisë, ku 15 ditët e ardhshme do të kryejë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. Kjo është hera e parë që skuadra nga Çairi udhëton jashtë Maqedonisë që nga kthimi në ligën e parë të Maqedonisë, ndërsa kjo u mundësua falë ardhjes së sponsorit të ri me pronarin Shefshet Demiri. Fluturimin drejt Antalias skuadra e kishte me avio kompanin e njohur botërore, “Turkish Airlines”.

FC Shkupi para nisjes
FC Shkupi para nisjes

Sigurisht se trajneri Ardian Nuhiu do ta ketë më të lehtë që të punojë me futbollistët e tij në këtë periudhë, ku kushtet klimatike por dhe teknike janë në nivelin më të lartë, e që do të ndihmojë skuadrën të përmbush kërkesat e kryesisë dhe stafit për të siguruar edhe këtë sezon mbetjen në elitën e futbollit vendor, ndërsa ashtu sikurse do të ecë kampionati do të tentohet të arrihet edhe më shumë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button