Butaris u distancua nga protesta në Selanik: Njerëzit nuk janë të informuar

Prefekti i Selanikut Janis Butaris kategorikisht u distancua nga protesta e djeshme në Selanik, kundër të drejtës së Republikës së Maqedonisë që ta përdorë termin “Maqedonia” në emrin e saj.

“Jam shumë i dëshpëruar, për shkak se pas 25 viteve nga kontesti për emrin e Shkupit ne jemi në pozitë të njëjtë. Psikologjia, raporti i shumë qytetarëve grekë nuk ka ndryshuar. Problemi është në atë që njerëzit konsiderojnë se Maqedonia do të na marrë identitetin, ndërsa këtë askush nuk do ta bëjë. Ata nuk janë kanosje për ne. Njerëzit janë shumë dobët të informuar, imagjinojnë për gjëra të ndryshme të cilat nuk janë të vërteta se ata do të na vjedhin dhe marrin historinë”, thotë Butaris në deklaratë për BTV që e transmeton Bgnes.

Protesta e djeshme në Selanik u organizua nga disa formacione nacionaliste, duke e përfshirë edhe partinë neonaziste Agimi i Artë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button