Mediet, këto “lodra” të zjarrta

Kjo temë i kushtohet rolit të medieve,  marrëdhënieve publike, që sot është një shkencë e re qe ka te beje tërësisht me komunikimin. Në kuadër të kësaj përdoret edhe termi “SPIN” që është formë e propagandës, e arritur nëpërmjet interpretimit të ndonjë ngjarjeje që të ndikojë në opinionin publik për të krijuar përkrahje rreth ndonjë ngjarje, aksioni apo figure publike etj.   

Nëse bëhet një analizë të deklaratës së ministres së Brendshme pas vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smilkovcë, se rasti do të zgjidhet shumë shpejt, si dhe presionin që kishte ministrja për të gjetur fajtorët, si dhe zvarritja e këtij rasti duhej të përfundonte me një dorëheqje, kuptohet nga dështimi.

Ekspertët e PR-it (Public relacion) në Maqedoni por edhe më gjerë sigurisht se do të nuhatin elementet dhe formën manipuluese edhe në ngjarjet e fundit në arrestimin e shqiptarëve dhe akuzimin e tyre si “ terroristë radikalë islamik”

Elementet – Opinioni publik, sidomos ai shqiptar, ka besim të ulët te MPB-ja (Ministria e Punëve të Brendshme) dhe kjo është për shumë arsye, megjithatë një ndër ato është se  në rastet e mëparshme tregojnë se në bastisjet tek shqiptarë gjithmonë ka pasur elemente të brutalitetit.

Manipulimi– Shpërndarja e videos para konferencës për shtyp të ministres Jankulovska, në të cilën  policia tregohet shumë profesionale në bastisje, që nuk është tipike për policinë maqedonase, edhe pse kjo video duket e edituar; me këtë që t’i tregojë botës se sa profesionalë janë edhe kur bëhet fjalë për arrestimin e “terroristëve”. 

Realiteti- Falë medieve shqiptare, si mbrojtës të vërtetë, interpretuan se çfarë në realitet ka ndodhur dhe çfarë brutaliteti është përdorur jashtë incizimeve, madje edhe ndaj grave dhe të moshuarve.

Manipulimi-  Ministrja Jankulovska në konferencë deklaron se është arrestuar grupi radikal islamik si të dyshuar për vrasjen në Smillkovcë, tentativë për të gjeneralizuar myslimanët dhe fajësuar shqiptarët si terroristë.

Sidoqoftë, opinioni shqiptar në Ballkan nuk ka mendim pozitiv ndaj atyre që kryejnë terrorizëm, qoftë nga Norvegjia (Bervik) apo Spanja (ETA) dhe shumë vende të tjera, por opinion shqiptar aq më shumë ka urrejtje ndaj atyre që vetën e quajnë mysliman dhe bëkan vepra të tilla. Dhe, paraqitja e ministres me kategorizimin e këtij grupi si “grup radikal islamik” krijoi huti, heshtje jo vetëm të subjektet, intelektualët shqiptarë në Maqedoni, por edhe tek Shqipëria dhe Kosova, që realisht duhej të reagojnë menjëherë.
Pastaj, SHBA-të si mik i shqiptarëve gjithmonë kanë qenë kundërshtarë të terrorizmit, por deklarata e ambasadorit Wollers nuk ishte aspak emocionale sa pritej, por e reale dhe shumë argumentuese.

Realiteti –  “Bien në ujë pretendimet sensacionale të  Gordana Jankllovkës për grupin radikal islamik, si të dyshuar për vrasjen në Smillkovcë”(marrë nga Alsat-M). 

Manipulimi ndonjëherë është bazë e të menduarit, për t’i kontrolluar njerëzit dhe opinionin publik; ai është mjet themelor i kontrollit shoqëror dhe është bazuar kryesisht në përdorimin  e teknologjisë informative, manipulimi ka për qëllim formimin e një “të menduari” ndryshe nga jo që po ndodhë, duke aktivizuar ndonjëherë edhe reagime sensuale dhe emocionale në kurriz të pafajësisë, mediet mund të jenë manipulues kryesorë në këto raste. Në kuadër të kësaj shtrohet dilema e qasjes në vendngjarje të disa medieve, si dhe mundësitë për shpërndarje të videove të ndryshme. Por që është më e rëndësishmja, gazetarët dhe media shqiptarë në Maqedoni luajtën rolin e mbrojtësit të qytetarit, individit, lirisë nëpërmjet interpretimit të së vërtetës që është një nga fundamentet kryesore të funksionimit të medieve në një shoqëri demokratike. Ju lumtë!

Magjister
Bashkim Bakiu , 
Instituti per Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje te mire
www.iprg.org.mk 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button