Ligji i gjuhëve pas dhjetë ditësh në seancë plenare

Leximi i tretë i ligjit të gjuhëve do të jetë në pjesën e tretë të së tretës së afatit 30-ditor, më së shpejti në seancën që parashihet të mbahet më 29 janar. Më saktë do të vendoset në koordinimin e nesërm të grupeve parlamentare te  kryeparlamentari, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, ligji i gjuhëve pritet të miratohet para skadimit të afatit 30-ditor që përfundon më 9 shkurt.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, ligji i gjuhëve shkon në seancë plenare, pa diskutim në komisione kuvendore, kurse amendamente mund të parashtrohet në Nenet, të cilat janë diskutabile nga kryetari i Maqedonisë.

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë mosdekretimit të ligjit të gjuhëve dhe në parashtrimin e  ankesave deri te Kuvendi i Maqedonisë dërgoi 21 vërejtje, në 19 Nene prej 25 sa janë në tërësi duke u sqaruar në 14 faqe.

iskutabile nga kryetari i Maqedonisë  a kurse nga Ivanov si diskutabile u parashtruan të gjitha nenet e ligjit të gjuhëve.

LEXO: Ja çfarë thotë Ahmeti për vendimin e Ivanovit për ligjin për gjuhët

LEXO: Vendimi i Ivanovit për ligjin e gjuhëve, VMRO: mbron qytetarët e Maqedonisë! (VIDEO)

LEXO: Ligji i gjuhëve, LSDM: do të shqyrtojmë vërejtjet e Ivanovit dhe vendosim për votimin

LEXO:Veto-ja e presidentit Ivanov s’mund ta bllokojë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Ligji i gjuhëve, e paqartë se a do të ketë punësime të reja në Maqedoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button