Pacolli: Rugova është i papërsëritshëm

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kujtuar veprën e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 12 vjetorin e vdekjes së tij.

Ai tha se “ka patur Ibrahim Rugovë, ka Rugovizëm”.

“Në këtë pikë, Rugova është i papërsëritshëm. Nuk ka dhe nuk do të ketë besoj në historinë e afërt të Kosovës, udhëheqës politik i cili të ketë lenë pas një ideologji, një rrymë mendimi dhe veprimi, që mban emrin e vet. Nuk ka një të dytë. Nëse ju dini dikë tjetër, ma thoni”, ka thënë Pacolli.

“Kosova e Ibrahim Rugovës dhe Ibrahim Rugova i Kosovës. Sot që kam mbi supe detyrën e nderuar të ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës, kam mundësinë të kuptoj se ky njeri është shndërruar në njëlloj marke identifikuese me shumë vlerë e shtetit tonë, e popullit tonë, e kombit tonë, një simbol i pandashëm nga Kosova. Edhe në këtë pikë, Presidenti ynë është i posaçëm, i papërsëritshëm”, shprehet më tej ai.

“Sot në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të idesë dhe praktikës së shtetit të pavarur të Kosovës e ndieva të udhës me thënë këto dy pohime. Janë pohime për diçka që e ndiej, e prek dhe për të cilën jam i vetëdijshëm gjithmonë e më shumë. Rugova na la pas ideologjinë e vet. Rugova na la pas në botën e madhe markën e vet me të cilën identifikohemi si Kosovarë. Kjo është pavdekësia e tij”, tha në fund të postimit të tij në Facebook, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button