Prokuroria Publike u deklarua për vrasjen në Dizhon të Çairit

Në lidhje me rastin e kronikës së zezë që ndodhi mbrëmë në lagjen Dizhon të Çairit, Shkup, sot nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit deklaruan se është duke u zhvilluar hetim për zbardhjen e plotë të rastit dhe kërkimit të përgjegjësisë nga kryerësi i veprës penale, vrasje të invididit, raporton Portalb.mk.

“Prokurori publik i Prokurorisë Publike në Shkup ka dhënë urdhër për sigurim dhe grumbullim të gjurmëve nga vendi i ngjarjes për ngjarjen që ndodhi mbrëmë në Çair të Shkupit, ku një individ humbi jetën. Është dhënë edhe urdhër për kryerje të obduksionit të së mjerës. Prokuroria ndërmori aktivitete të shumta në drejtim të hetimit të gjurmëve dhe dhënies së përgjegjësisë penale të kryerësit të veprës penale. Hetimi i Prokurorisë Publike në Shkup vazhdon”, njoftuan nga PTHP Shkup.

Përndryshe, dje pak minuta pas mesnate në Dizhon një grua është therë për vdekje me thikë.

Detaje për vrasjen në Dizhon të Çairit

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button