Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zgjedhjet e brendshme

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot zgjedhjet e brendshme. Për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është paraqitur vetëm një kandidaturë, ajo e Albin Kurtit. Vendvotimet në Kosovë janë hapur në orën 10 dhe procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 19, transmeton REL. 

Më pas Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i këtij subjekti, do të fillojë numërimin e votave dhe pritet të shpallë rezultatin preliminar.

Muajt e fundit, Lëvizja Vetëvendosje është përballur me probleme të shumta të brendshme. Ky subjekt është ndarë në dy taborre, ata që kanë përkrahur kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të këtij subjekti dhe ata që e kanë kundërshtuar kandidimin e tij për këtë pozitë.

Drejtues të strukturave të larta të kësaj partie, kanë dhënë dorëheqje, përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, Visar Ymerin dhe nënkryetarin, Dardan Sejdiu, si dhe një numër tjetër të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët aktualisht janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button