fbpx

Si i bëri “rrush e kumbulla” 150 milionë dollarë Nicolas Cage

Nicolas Cage ka qenë një nga aktorët me më shumë fitime në Hollywood, me filma si “National Treasure” dhe “Leaving Las Vegas”.

54-vjeçari grumbulloi rreth 150 milionë dollarë nga karriera e tij e suksesshme, por shumë shpejt i shpenzoi të gjitha. Por, si është e mundur kjo?

Nga blerja e një kështjelle 8 milionë dollarëshe e deri te kafkat e dinosaurëve, do ju tregojmë se si Nicolas Cage sot i ka borxh 14 milionë dollarë shtetit si taksa të prapambetura, transmeton tch.

Image
Në një farë pike, Nicolas Cage ishte pronar i 15 shtëpive të shtrenjta

Image
Ndërtoi një varr të shtrenjtë në formë piramide pranë njërës prej shtëpive. Kurrë nuk tha pse i duhej një varr i tillë

Image
Blinte kafshë ekzotike të tipit kobra, peshkaqen, krokodil dhe shumë krijesa të rralla ujore

Image
Bleu një Lamborghini Miura që ishte në pronësi të ish-Shahut të Iranit për 450 000 dollarë

Image
Bleu një kafkë dinosauri për 260 000 dollarë

Image
Koka njerëzish që kanë shërbyer si trofe nëpër tributë e Amazonës

Image
Novelën grafike ku është shfaqur për herë të parë Superman, e ka blerë për 150 000 dollarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button