Rregullohet Parku i qytetit

Qyteti i Shkupit dhe ekipet e Ndërmarrjes publike të qytetit e filluan aksionin pranveror për rregullimin e pjesës së parë dhe të dytë në Parkun e qytetit. 

Në pjesën e parë të parkut freskohen rrugicat me shtresë të re të bardhë, me trashësi të shtresës prej 2 deri 3 cm. Shtresa vendoset në sipërfaqe prej 1 130 metra katrorë, kurse këto ditë duhet të rindërtohet edhe sipërfaqe prej 2 000 metra katrorë.

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime” i rregullojnë vazot për lule dhe në secilën prej tyre do të mbjellin 1 500 lule dhe radhitja e luleve do të jetë e njëjtë. Në rrjedhë është edhe rikonstruimi i fushave të gjelbra të dëmtuara nga gërmimet për ndriçimin e pjesës së parë të Parkut të qytetit.

Për këtë aksion Qyteti i Shkupit do të harxhojë rreth 366.000 denarë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button