Kosovarët mund të udhëtojnë drejt Kinës me pasaportë

Edhe pse nuk pranon pavarësinë e Kosovës, Kina pranon pasaportat e republikës më të re në Evropë. Ky shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që nuk e ka njohur pavarësinë, po lejon shtetasit e Kosovës të hyjnë në territorin e vet duke u dhënë viza sikurse që bëjnë edhe disa shtete evropiane.

Zëvendësministri Petrit Selimi shpreson se ky është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Pekinit, shkruan “Express”.

Kina, e cila ka rritjen më dinamike ekonomike në dekadat e fundit dhe që është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës për nga importi, jozyrtarisht ka filluar ta zbusë qëndrimin duke pranuar pasaportat kosovare si dokumente valide.

“Express” ka mësuar se numri i kosovarëve që po udhëtojnë drejt Kinës është në rritje e sipër. Federata e Pingpongut me gjasë është e para që ka “thyer akullin”, duke marrë pjesë në evenimente sportive në Kinë.

Marrë nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button