fbpx

Këshilla për thonjë të bardhë e të shëndoshë

Që thonjtë tuaj të duken të bardhë dhe të shndritshëm, lexoni disa detaje, sado në dukje të vogla, mund ta ndryshojnë pamjen e tyre.
Si të arrini t’i bëni thonjtë tuaj të duken të bardhë?

1. Merreni një brushë të dhëmbëve për të pastruar thonjtë tuaj me ca pastë të dhëmbëve (fërkoji dhe shpërlaji disa herë).
2. Merr ca pambuk dhe me peroksid hidrogjeni 3%, pastroni thonjtë nga brenda dhe lëri ata të teren.
3. Në një enë të vogël të mbushur me tretës antibakterial mbani thonjtë rreth 5 minuta.
4. Merrni një lugë gjelle peroksid hidrogjeni 3% dhe dy lugë e gjysmë sodë buke në një tas të vogël (kjo do të jetë ngjitur dhe e trashë.) Përdorni një shtupë pambuku për shtypur (për të përzier) peroksidin e hidrogjenit dhe sodën. Pastaj vendoseni nën dhe nëpër majat e secilit thua. Mbajeni këtë përzierje në thonj për 3 minuta, pastaj shpërlajeni.
5. Limoni vepron si astringjent dhe do të largojë njollat nga thonjtë tuaj. Thjesht, fshiji thonjtë me fetë limoni. Ose, futini ata në ujë të kombinuar me lëng limoni ose feta limoni.
6. Përdorni një laps të bardhë nën thonj.

Si ta parandalojmë zverdhjen e thonjve nga manikyri?

Nëse ju vendosni manikyr në thonjtë tuaj të shumtën e kohës, për të parandaluar ngjyrën e errët, zverdhjen e thoit, duhet të siguroheni që të përdoreni një bazë të mirë nën manikyr.
Këshillë: Lyerja me një bazë e thonjve, ndihmon që ngjyrat do të jenë më të qëndrueshme dhe më rezistuese ndaj qarjes apo shlyerjes së shpejtë të manikyrit!/Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close