Berisha: Ivanov kreu një akt albanofobik

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Presidentit të Maqedonise Gjorgje Ivanov për të mos e dekretuar ligjin për gjuhët, që lejon përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në këtë vend.

Ligji u miratua nga parlamenti pak ditë më parë dhe menjëherë pritetj dekretimi, por Ivanov e ka kthyer sërish për votim në parlament. Berisha thotë se ky është një akt albanofobik dhe kjo tregon se albanofobia ka prekur nivelet më të larta të shtetit të Maqedonisë. Ai thotë se maqedonasit duhet të çlirohen nga kjo gjë.

STATUSI I BERISHËS:
Një veto albanofobe!
Të dashur miq, këto dite Presidenti i Republikës se Maqedonisë, Ivanov në një akt të mirëfilltë albanofobik përdori veton dhe nuk firmosi por ktheu në parlament ligjin e përdorimit të gjerë si gjuhë zyrtare të gjuhës shqipe.
Ky ligj u votua në parlamentin e Maqedonisë nga deputetet e mazhorancës maqedonase dhe forcave politike shqiptare në zbatim të marrëveshjes së Ohrit.
Akti i presidentit Ivanov e kthen ligjin për rivotim në parlament dhe jam i bindur se ligji përsëri do të votohet. Por ky akt dëshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet më të larta të shtetit të Maqedonisë dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj është një domosdoshmëri jetike për paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button