Hojt Ji: Mundësi e vërtetë për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë

Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hojt Brajan Ji, vlerëson se Maqedonia dhe Greqia kanë mundësi të vërtetë për të arritur marrëveshje për çështjen e emrit. Në një intervistë për televizionin bullgar Bllumberg, ai ka deklaruar se kjo ndoshta është shansa më e mirë. Hojt Ji ka thënë se beson që ka vullnet politik edhe në Athinë, por edhe në Shkup, që të arrihet marrëveshje dhe të zgjidhet një herë e përgjithmonë çështja e kontestit shumëvjeçar, transmeton TV SHENJA.

“Do të kërkohet punë e mundimshme, sepse çështja nuk është e thjeshtë për t’u zgjidhur. Do të ishte mirë që problemi të zgjidhej para 25 viteve, por nëse dy shtetet vazhdojnë të punojnë sikur tani, nën udhëheqjen e përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara. Metju Nimic, si ndërmjetësues, ne besojmë se ajo është plotësisht e mundur”, tha Hojt Ji.

Hojt Ji ka komentuar edhe marrëveshjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, për të cilën ka thënë se është një fillim shumë i mirë për presidencën bullgare në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button