17 filmat që duhen parë në vitin 2018

Janë shumë kënaqësi kinematografike për t’u pasur parasysh gjatë 12 muajve në vijim. Një diapazon shumë i gjerë i llojshmërive të tyre do të mbushin sallat e kinemave plot me kokoshka dhe fluturime imagjinare nga romancat e dashurisë deri te fantashkenca e shfrenuar. Duke qenë se sapo janë ndarë çmimet Golden Globes dhe jemi vetëm 2 muaj larg atyre të Oscar, ne po bëjmë një përmbledhje të disa nga filmat që duhet të ndiqni gjatë këtij viti, shkruan Class.

Phantom Thread

Aktori i famshëm Daniel Day-Lewis po del në pension nga jeta e tij kinematografike duke marrë pjesë në një film romantik i vendosur në Londrën e viteve 1950. Ky është bashkëpunimi i tij i dytë me Paul Thomas Anderson (bashkëpunimi i parë ishte në filmin ‘There Will Be Blood’), dhe premton shumë për një film të paharrueshëm.

Black Panther

Superheroi afrikan Black Panther, i luajtur nga Chadwick Doseman, do të jetë personazhi më i ri nga gjigandi i filmave Marvel. Mirëpo, përveç skenave heroike, filmi pritet të ketë edhe një bazë muzikore të dedikuar të llojit hip-hop. Mbetemi në pritje të aksionit të madh dhe beat-eve akoma edhe më të mëdha.

The Shape of Water

Një ëmbëlsirë për ditën e Shën Valentinit. Është një përrallë dashurie e Luftës së Ftohtë e cila ka gjithçka duhet për një film romantik: pasion, ndjenja të forta dhe emocione të shumta.

Journeyman

Aktori i famshëm dhe mbështetës i “Rocky” Paddy Considine, njëkohësisht edhe regjisor, do të na sjellë një histori për një boksier i cili mundohet të kombinojë dy pasionet më të mëdha në jetën e tij.

Lady Bird

Një film i sigurt në listën e Oscar-ve të këtij viti. Filmi thuajse autobiografik i Greta Gerwing na premton të qeshura, elokuencë dhe pjesëmarrjen e brilantes Saoirse Ronan.

Annihiliation

Nëse ju ka pëlqyer “Ex Machina”, atëherë duhet të jeni që tani të gëzuar për fantashkencën apokaliptike të Alex Garland.

You Were Never Really Here

Kësaj radhe është producenti Lynne Ramsay që vjen me një dramë poetike por edhe të dhunshme me pjesëmarrjen e aktorit Joaquin Phoneix.

Thoroughbreds

Një thriller i cili sjell jetën jo-morale të Olivia Cooke dhe Anya Taylor-Joy, dy vajzave që jetojnë në periferi të Bregut Lindor.

A Wrinkle in Time

Një fantazi fantastike me pjesëmarrjen e Oprah Winfrey, Chris Pine dhe Reese Witherspoon, na tregon përrallën e radhës të Disney.

Isle of Dogs

Një film i animuar i cili ka shumë humor dhe situata për mos u humbur nga fëmijët por edhe më të rriturit.

120 Beats Per Minute

Me shumë pasion dhe ndjeshmëri, kjo dramë franceze nga kthen në kohën e krizës nga HIV-AIDS në vitin 1990 në Paris.

Avengers: Infinity War

Një film që ka pjesëmarrjen e më shume yjeve sesa ‘Rruga e Qumështit’ na tregon historinë e vazhdimit të heronjve të Marvel, të bashkuar për të luftuar të keqen ndërgalaktike të Thanos.

Solo: A Star Wars Story

A e keni menduar ndonjë herë se si Han ka takuar Chwie apo se si e ka veshur për herë të parë jelekun e tij? Ky është një film me pjesëmarrjen e Alden Ehrenreich dhe Emilia Clarke i cili na tregon si ka lindur “Star Wars” dhe do të na japë përgjigje për pyetjet më sipër.

Deadpool 2

Vazhdimi i filmit komik Deadpool vjen këtë vit duke premtuar të qeshura pa fund nga një super hero paksa si shumë qesharak.

The Kid Who Would Be King

Nëse ju ka pëlqyer filmi “Attack the Block”, shënoni në ditarin tuaj datën e shfaqjes së filmit pasues të tij i cili na tregon aventurën e një djaloshi në shkollë e cila përfshin edhe shpatën legjendare të Mbretit Arthur, Excalibur.

First Man

Regjisori i ‘La La Land’ Damien Chazelle ribashkohet me Ryan Gosling në një film mbi astronautin e parë në Hënë, Neil Armstrong. Kësaj radhe prisni më pak këngë dhe më shumë raketa.

Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald

Fantazitë e magjive rikthehet në ekran me filmin e radhës së sagës Fantastiv Beats. Aksion dhe imazhe fantastike na presin me rikthimin e magjistarit të preferuar nga të gjithë Eddie Redmayne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button