Sulm terrorist në Kabul, të paktën 15 të vdekur

Deri më tani, raportohet për një bilanc tragjik nga sulmi i hotelit më të madh në kryeqytetin afgan, Kabul. Sipas medieve lokale, të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur.

Të paktën katër persona të armatosur kanë nisur një sulm në “Intercontinental Hotel” të Kabulit, sipas zyrtarëve afganë. Forcat speciale u ndeshën me personat e armatosur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, transmeton Syri,net.

Image

Një zyrtar në agjencinë afgane të spiunazhit tha për AFP se personat e armatosur kanë “qëlluar mysafirët”. Në rrjetet sociale janë postuar fotot të hotelit në flakë.

Sulmi filloi rreth orës 21:00 me orën lokale (16:30 GMT), tha Danish. Dhe sipas raportimeve në media, nuk ka përfunduar ende.

Mes sulmuesve raportohet se kishte nga persona të pajisur me bomba vetëvrasëse.

“Intercontinental” është një hotel shtetëror i cili shpesh organizon dasma, konferenca dhe tubime politike. Ai është sulmuar edhe nga talebanët në vitin 2011. Asokohe 21 vetë u vranë duke përfshirë nëntë sulmues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button