Përfundon dita e dytë e takimit Kotzias-Bushati

Ka përfunduar takimi i ditës së dytë ndërmjet dy delegacioneve zyrtare të Shqipërisë e Greqisë në Korçë. Gazetarja Iris Rezhda raporton për BalkanWeb” se dy ministrat e jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati kanë qëndruar përgjatë gjithë ditës së sotme kokë më kokë të ngujuar në një hotel privat në Korçë. Ndërkohë mbrëmjen e sotme është parashikuar një vizitë e delegacionit grek në Muzeun Mesjetar të Korçës. Për këtë arsye forca të shumta të policisë dhe shërbimet speciale greke ndodhen në qytetin juglindor.

Kotzias Korce (2)

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ndodhet në Shqipëri në një vizitë tre ditore, pas takimeve të Kretës në përpjekje të zgjidhjes së çështjeve të hapura mes dy vendeve.

Takimi i parë mes ministrit shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias u zhvillua në Kretë, në muajin nëntor. Ashtu si takimi i Kretës, edhe ky i Korçës është tepër hermetik për gazetarët.

Kotzias Korce (1)

Mes palëve ka probleme të hershme dhe të reja, që nga mbajtja në fuqi e ligjit të luftës nga Greqia, çështja çame, apo dhe çështja e kufirit detar mes dy vendeve.

Burimet i thanë “BalkanWeb” se takimi po zhvillohet në një klimë shumë të mirë dhe vjen pak ditë pasi presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas, një veprim që u prit shumë mirë nga Athina zyrtare.

Po ashtu në jug të Shqipërisë ka nisur puna për gjetjen dhe identifikimin e ushtarëve grekë të rënë në luftën e dytë botërore. Në deklaratat e tij në shtypin grek ministri i Jashtëm, Kotzias është shprehur optimist për ecurinë e dialogut me Shqipërinë.

Nga takimi i djeshëm mësuam se po përgatitet një takim i nivelit kryeministror që me shumë gjasa do të zhvillohet në prill mes Ramës dhe Aleksis Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button