Hulumtim: 63 për qind e grekëve dëshirojnë zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për emrin

Shumica e grekëve dëshirojnë që të zgjidhet çështja e emrit, kështu tregon hulumtimi i ri i mendimit publik në Greqi, të zbatuar nga Agjencia “Allko” për radion greke “24/7”, transmeton Portalb.mk.

63% e të anketuarve janë të qëndrimit që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët, 21% konsiderojnë se punët duhet të lihen ashtu siç janë sot, ndërsa shtatë nga dhjetë grekë besojnë se dekadat e fundit Greqia ka humbur nga ajo si qeveritë kanë bërë me çështjen e emrit.

Në atë se a konsiderojnë se në dekatat e fundit nga çështja e emrit ka fituar ose humbur, shtatëmbëdhjetë për qind e të anketuarve konsiderojnë se Greqia ka humbur, ndërsa nëntë për qind thonë se ka fituar, 21% e kanë zgjedhur opsionin nuk e di/ nuk përgjigjem.

Në pyetjen se a është më mirë që vendi i tyre të përgatitet drejt zgjidhjes së pranueshme për të dy palët për çështjen e emrit ose më mirë të lihen punet siç janë sot, 63% janë përgjigjur se janë për zgjidhje të pranueshme për të dy palët, 21% konsiderojnë se duhet të lihet siç është sot, ndërsa 16% janë përgjigjur nuk e di/ nuk dua të përgjigjem.

Kostat Panagollullos, kryetari i Agjencisë “Allko” që e ka zbatuar hulumtimin, duke folur në radion, tha se në anketë nuk janë përfshirë emra konkret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button