Arrestohen shqiptarë në Serbi

Në komunën e Bujanocit, në fshatrat Tërnoc i Madh dhe në Breznicë, janë kryer aksione për arrestimin e shqiptarëve nën akuzuat për gjoja krime lufte kundër serbëve, raportojnë mediat e Beogradit.

Sipas B92, janë kryer së paku tetë bastisje, ndërsa sipas informatave jozyrtare në mesin e të arrestuarve është edhe një përkthyes i OSBE-së.
Për agjencinë Tanjug është thënë se janë arrestuar gjashtë vetë dhe se gjatë bastisjeve është sulmuar edhe një anëtar i xhandarmërisë serbe.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit ka konfirmuar për B92 se pjesëtarët e xhandarmërisë po bastisin shtëpitë e shqiptarëve dhe se disa persona janë arrestuar.
Sipas tij, nga terreni e kanë lajmëruar se janë kryer së paku dy bastisje të familjeve shqiptare në Bujanoc, dhe nga tri në fshatrat Breznicë dhe Tërnoc i Madh.

Kryetari i komunës megjithatë nuk ishte në gjendje të precizonte se sa shqiptarë janë arrestuar dhe se cili ishte qëllimi i këtij aksioni.
Nga stacioni i policisë në Vranjë kanë thënë se “momentalisht po kryhet aksioni i spastrimit të terrenit dhe se në ora 11:00 do ta mbajnë një konferencë për shtyp”./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button