Wenger i lumtur që do luajë ndeshjen e 900 si menaxher i Arsenalit

Arsene Wenger është shprehur i lumtur,por edhe i befasuar me arritjen e 900 ndeshjeve si trajner i Gunners.

”Po unë jam i befasuar,sepse nuk e di se ku kanë shkuar 899 ndeshje.Ju duhet të përqendroheni në ndeshjet tjera dhe duket se i harroni ndeshjet pas jush”.

”Kjo është mbresëlënëse,900 lojëra,por me rëndësi është që duhet të fitojmë më shumë”,tha Wenger.

Trajneri i lindur në Strasburg deri tani ka 899 ndeshje dhe me gjasë do arrijë ndeshjen e 900 me klubin londinez në takimin ndaj Norwich që zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 13:45 në Emirates.Wenger deri tani ka regjistruar 519 fitore,204 barazime dhe 176 humbje./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button