L’Oréal hyn në histori, modelja me hixhab reklamon produktet për flokët

Kompania e njohur franceze, L’Oréal, ka hyrë në histori këtë javë duke hedhur në treg për herë të parë një reklamë për flokët, e cila kishte për modele një vajzë me shami, transmeton Revista Class.

Amena Khan është e para që u shfaq në një fushatë për kujdesin e flokëve, por e mbuluar me shami dhe pa zbuluar asnjë fije floku.

Nëse flokët duken apo nuk duken në ekran, kjo nuk ndikon në kujdesin tuaj për to”, – thotë Amena në videon e fushatës.

Amena Khan është një bloggere britanike, modele dhe themeluese e Ardere Cosmetics. Ajo e posti videon edhe në Instagramin e saj, për t’i tërhequr vëmendjen të gjithë botës.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare të lajmëroj se jam pjesë e fushatës së re të L’Oréal Paris “Elviveworld of Care Campaign” – shkruan ajo në llogarinë e saj.

Më shumë se 570,000 followers në Instagram, modelja ka marrë mijëra mesazhe mbështetëse në median sociale: “Nuk e vesha shaminë deri në të njëzetat e mia, por edhe më parë, nuk shihja asnjë variant për të bashkëpunuar në media. Ka gjithmonë një arsye për të festuar nëse shikon një njeri me ngjyrë në ekran”, – tha Khan për Vogue UK.

“Mendoj se duke qenë në një fushatë të tillë, mund të më rritë më shumë ndjenjën e vetëbesimit.”

L’Oreal i shtohet listës së brandeve si Nike dhe CoverGirl, të cilat kanë përfshirë gratë muslimane në fushatat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button