11 të vdekur dhe 44 të plagosur pas aksidentit të një autobusi me turistë në Turqi (VIDEO)

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një autobusi me turistë në provincën qendrore të Eshkisehir, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

”Viktimat ishin pjesë e një turi turistik nga Ankaraja”, shtoi kjo agjenci.

Aksidenti ndodhi sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe u përplas me pemët anash rrugës. Grupi turistik po shkonte në qytetin veriperëndimor të Bursës. Policia ndaloi shoferin e autobusit dhe nisi hetimet e rastit.

Guvernatori i Eskisehir-it, Ozdemir Cakacak dhe shefi i policisë Engin Dinc vizituan udhëtarët e shtruar në spital. Cakacak konfirmoi se në këtë tragjedi 11 persona humbën jetën.

Ai tha se të lënduarit nuk kanë plagë serioze dhe se kryesisht bëhet fjalë për fraktura. Guvernatori u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button