Shkëndija udhëtoi për në Turqi

Kuqezinjtë largohen nga Maqedonia e ftohtë për të qëndruar 14-të ditët e ardhshme në Antalya të Turqisë për fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. Shkëndija kërkon të shfrytëzojë kushtet optimale që ofron kjo qendër dhe përveç seancave të rregullta stërvitore përmes 4 ndeshjeve kontrolluese do të tempohet forma për vazhdimin e garave në futbollin vendor ku kërkohen trofe.

Stafi teknik paralel me përgatitjen e ekipit për gjysmësezonin pranveror vëmendje i kushton edhe të ardhmes, duke përfshirë në ekspeditë disa të rinjë. Shkaku i dëmtimit në Tetovë mbetet Arbin Zejnullai, ndërsa me skuadrën në Antalya do të jenë të rinjtë Ensar Luma, Alban Rasimi, Ylber Beqiri nga shkolla e Shkëndijës dhe Leard Sadriu i ardhur nga Ferizaji.

Gjatë 2 javëve në Antalya, ekipi do të zhvillojë 4 ndeshje kontrolluese (Zurich-Zvicër 22 janar, Olimpik Donetsk-Ukrainë 26 janar, Dinamo Zagreb-Kroaci 30 janar dhe Qabala-Azerbajxhan 3 shkurt).​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button