Arsim Fazlija, drejtor i Teatrit të Tetovës

Sekretari i Ministrisë së Kulturës Valmir Aziri, gjatë ditës realizoi takim të përbashkët me drejtorin e Pallatit të Kulturës në Tetovë, Haki Fazliu si dhe me drejtorin e Teatrit të Tetovës, Arsim Fazlija, përcjell Portalb.mk.

Në takim u diskutua mbi punën e këtyre dy institucioneve të rëndësishme të kukturës në qytetin e Tetovës,  duke përfshirë përvojat dhe praktikat e tyre.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe të punësuarit e teatrit të Tetovës të cilët kontribuan rreth diskutimit lidhur me problematikat me të cilat hasen dy Institucionet gjatë realizimit të punës së tyre dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen.

Sekretari i Ministrisë së Kulturës Aziri, i njoftoi ata me projektet, investimet në teatër dhe strategjinë e Ministrisë së Kulturës për sa i përket këtyre dy institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button