fbpx

Shoqatat e grave reagojnë kundër operacionit “Monstrum”

Shoqata për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të gruas shqiptare në Maqedoni kanë reaguar kundër shkeljeve të MPB-së gjatë arrestimit dhe sjelljes me femrat shqiptare në operacionin “Monstrum”. 

“Ne, disa shoqata të grave që veprojmë në Maqedoni, me keqardhje kemi pranuar që në fillim lajmin mbi vrasjen e pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovci të Shkupit, duke e konsideruar atë si një vepër të shëmtuar dhe duke shprehur ngushëllimet tona deri te familjarët e viktimave. Në këtë drejtim, kemi mbështetur zbulimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të kësaj vepre makabre, por gjithmonë duke insistuar në gjetjen e fajtorëve të vërtetë dhe respektimin e procedurave ligjore dhe lirive dhe të drejtave të njeriut gjatë këtij procesi. Me këtë rast, reagojmë kundër mënyrës në të cilën përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme realizuan aksionin e ashtuquajtur “MONSTRUM”, gjatë të cilit u vërejtën një sërë shkelje të procedurave ligjore”, theksojnë shoqatat e grave shqiptare në Maqedoni.

Këto shoqata kanë denoncuar: shkeljen e të drejtës së privatësisë së gruas dhe familjes, mënyrën e pahijshme të shoqërimit të femrave shqiptare prej policëve meshkuj gjatë arrestimit dhe dërgimit të tyre në gjykatë, dhunën psikologjike dhe fizike ndaj femrave gjatë procedurës së marrjes në pyetje dhe dërgimit në gjykatë, etiketimin e femrave shqiptare si “monstrum” dhe akuzimin e tyre si radikalë islamistë dhe terroristë, rolin negativ të disa medieve dhe portaleve në gjuhën maqedonase, të cilat gjatë këtyre ditëve përdorën gjuhë nënçmuese dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve dhe besimtarëve muslimanë, duke “harruar” përnjëherë karakterin multietnik dhe multikonfesional të shoqërisë. /ina

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close