Këngëtari i famshëm hap dyert e shtëpisë më luksoze që keni parë ndonjëherë (FOTO/VIDEO)

Një shtëpi sa luksoze aq edhe e këndshme dhe e rehatshme. Thashethemet thonë se ajo shtëpi në Beverly Hills ka kushtuar rreth 13.5 milionë dollarë. Është shtëpia e këngëtarit të famshëm Ricky Martin dhe partnerit të tij Jwan Josef, transmeton Revista Class.

Mesa duket zgjedhja e shtëpisë nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Ylli i muzikës u shpreh se ata kanë parë më shumë se 20 shtëpi të tjera përpara se të vendosnin përfundimisht. Megjithatë kjo nuk ka qenë problem as për ta dhe as për binjakët e tyre. “Tino dhe Matteo kanë lindur në rrugë. Ata janë mësuar të rrinë për dy javë në një vend e më pas të lëvizin. Fëmijët tanë janë të qëndrueshëm atëherë kur ne jemi të gjithë bashkë. Kudo qoftë që kjo të ndodhë, aty është shtëpia për ne.” – u shpreh Ricky Martin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button