‘Ia bëri për borxh!’ French Montana e bën Dafinën pjesë të klipit të ri!

French Montana është një ndër emrat më të dëgjuar të momentit në fushën e muzikës. Mes shumë bashkëpunimesh, një prej të cilëve e kujtojmë më shumë është ai me Dafina Zeqirin. Pjesë e klipit të Duffye-t ishte pikërisht French Montana, e kjo pjesëmarrje nuk mund të mbetej pa vëmendje, shkruan Bordo.al. Këngëtari ka publikuar kënën më të re për fansat, që titullohet “Famous”.

E, ndërsa sheh klipin, vihet re dhe imazhi i Zeqirit, çka do të thotë se Montana ia ka kthyer me të njejtën monedhë artistes shqiptare, duke e bërë pjesë të projektit të tij. Dhe nga ana tjetër, nuk mund të themi se ky bashkëpunim mund të anashkalohet lehtë.

Ndoshta, kjo është shenjë e një miqësie të fortë, që me siguri do të na sjellë të tjera këngë  të përbashkëta në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button