Jens Stoltenberg, figura e fundit që hypi në “Mercedesin” e Gruevskit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas fjalimit që pati në Kuvendin e Maqedonisë, u takua me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në objektin e Qeverisë së Maqedonisë. Ajo çfarë nuk i iku syrit të gazetarëve është edhe vetura me të cilën u soll Stoltenberg që nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski qe blerë në vlerë prej 600 mijë eurove, njofton Portalb.mk.

Nga kjo del se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i fundit që u bart me “Mercedesin”, ndërsa i pari që u ul në karrigen e tij ishte sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, gjatë vizitiës së tij në korrik të 2012-s. Me “Mercedesin” u bart edhe kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov gjatë vizitës së tij më 1 gusht të 2017-s kur edhe u nënshkrua Marrëveshja për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë Maqedoni – Bullgari.

Në fillim nga Qeveria e Maqedonisë thanë se “Mercedesi” do të përdoret për raste të veçanta, bartjen e figurave të rëndësishme, siç është rasti i ndërkombëtarëve.

“Do të shesim Mercedesin e Gruevskit dhe me ato para do të blejmë automjete ambulancash për klinikat në Maqedoni, u shpreh lideri i LSDM-së, Zora Zaev, në mitingun qendror të koalicionit “Jetë për të gjithë” i cili u mbajt para qeverisë në Shkup gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale në Maqedoni në tetor të 2017-s.

Më pas nga atje vendosen që “Mercedesi” të shitet dhe paratë të përdoren për blerjen e automjeteve të ambulancësProcedura për shitjen e Mercedesit filloi në mesin e muajit dhjetor të 2017-s.

“Automjeti sot kaloi nga pronësia e MPB -së nën pronësi të Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta. Më pas do të vazhdojë procedura për shitjen e tij, gjegjësisht ndërrimin për pajisje spitalore”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë në rrjetin social tuiter.

“Mercedesi” u bë i njohur në publik që kur Prokuroria Speciale Publike hapi rastin “Tanku”,  i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki. Gjykata e Apelit Shkup, më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit të jenë dëshmi në gjykimin për rastin “Tanku”.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button