Edhe MPB në mbështetje të #TaniTregoj

Në Maqedoni është duke vazhduar iniciativa kundër abozimi dhe provokimit seksual që është duke u zhvilluar në rrjetin social fejsbuk duke u shoqëruara me hashtagun #TaniTregoj, njofton Portalb.mk.

Pas marrjes së mbështetjes së kësaj inciative nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, #TaniTregoj mbështetet edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Maqedonisë.

Nga MPB thonë “#TaniTregoj për më shumë guxim të paraqitjes së rasteve me keqpërdorim seksual dhe shqetësim, ngaqë sa më shumë denoncime që të ketë aq më shumë mundësi ka që policia të ngrit sistemin e dhënies së përgjegjësisë së dhunuesve. I nxisim viktimat e sulmeve të dala nga motive seksuale që të mos dorëhiqen përball stereotipeve. #TaniTregoj që të bëhen të dukshëm dhunuesit”, thonë nga MPB-ja.

Ndryshe, para disa ditëve në rrjetet sociale u përhap kampanja me shënimet #сегакажувам dhe #TaniTregoj, e inicuar nga aktivistë të panjohur.

Pas mega skandalit të regjisorit të njohur Vajnshtajn i cili me vite ka shqetësuar dhe këqëpërdorur gratë seksualisht, për të cilin shkruheshte vazhdimisht nëpër media, u paraqit nevoja për parashtrimin e pyetjes nëse edhe te ne ka raste të tilla që duhet të bëhen publike.

Viktimat e çfarëdo lloji të dhunës e kanë të vështirë të vendosim që ta ndjanë me dikë historinë e tyre, e aq më pak atë ta bëjnë publikisht. Por, nisma #MeToo arriti të zbulojë shumë keqtrajtime dhe abuzime seksuale që u kanë ndodhur aktoreve të njohura në Hollywood.

#TaniTregoj- fushatë për JO të zëshme kundër abuzimit seksual në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button