Ngrohja globale, eliminohen skenarët katastrofikë

Sipërfaqja e tokës nuk do të ngrohet me 4 apo 5 gradë Celsius deri në vitin 2100, duke shmangur skenarët më katastrofikë të ndryshimeve klimatike të parashikuara nga OKB.

Studimi i Universitetit të Exeterit, i cili rillogariti mënyrën sesi gazrat serë rrisin temperaturën e planetit, redukton me më shumë se 50% skenarët e mundshëm të fundshekullit, transmeton Top Channel. 

Nëse është i saktë, studimi eliminon skenarët më ekstremë dhe shumë shkencëtarë të tjerë në botë kanë përgëzuar autorët për metodologjinë e re që kanë përdorur në përllogaritjen e pasojave.

Por, pasiguria sesa nxehtë do të bëhet vjen nga pamundësia e shkencës për t’iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë: sa do të rritet temperatura mesatare e Tokës, nëse sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë dyfishohet?

Kjo e panjohur quhet ndjeshmëria e ekuilibrit të klimës. Gjatë 25 viteve të fundit, paneli ndërqeveritar i OKB-së për ndryshimet klimatike, organizmi më i lartë për shkencën e klimës, ka pranuar një rritje temperature nga 1.5 deri në 4.5 gradë Celsius.

Por, studimi i ri ka dalë në një amplitudë shumë më të ngushtë, nga 2.2 deri në 3.4 gradë Celsius, me një vlerësim më të afërt prej 2.8. Veç luhatjeve të temperaturave globale vit pas viti, shkencëtarët analizuan edhe ndryshimet afatshkurtra të temperaturave në kuadër të luhatjeve të sistemit klimatik, duke dalë në një përfundim që s’mund të ketë rritje mbi 4 gradë Celsius pas viti 2100, dhe kjo nëse ne nuk bëjmë asgjë.

Sidoqoftë, shkencëtarët e Universitetit të Exeterit theksuan se studimi nuk do të thotë që të mos përballemi me ngrohjen globale, përkundrazi, na nxit që të angazhohemi më shumë, pasi me rezultatet e reja, marrëveshja e klimës e Parisit ka vërtet një mundësi të mirë për sukses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button