Humbet i arrestuari Haki Haziri

Parashtrohet pyetja për zhdukjen e Haki Hazirit 29 vjeçar nga Shutka, a thua se ku gjindet? Në bazë të asaj se si u deklarua babai i tij per djalin e vet, shpjegoi që nga 1maji kur është arrestuar në aksionin policor “Monstrum” për atë nuk ekzizton as edhe një gjurmë. 

Lidhur me zhdukjen e të arrestuarit nga Shutka, televizioni Alsat-m kishte siguruar një deklaratë nga babai i Haki Hazirit  ku familjarët e tyre dyshojnë se policia i ka humbur djalin e tyre 29vjeçar. 

Sipas asaj që i’u është thënë familjarëve të Haki Hazirit dhe avokatit të tij nga policia, i arrestuari Haki Haziri ishte liruar rreth orës 09:30 minuta nga stacioni policor Gazi Babë dhe nuk kanë informata se tani ku mund të gjindet./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button