Haradinaj: Juridiksionin për hetime në rastin e Ivanoviçit e ka vetëm Kosova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se juridiksionin për hetime në Kosovë për rastin e Oliver Ivanoviçit e ka vetëm Kosova dhe institucionet e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me kërkesën e qeverisë së Serbisë drejtuar UNMIK-ut dhe EULEX-it për përfshirje në hetime në rastin e vrasjes së Ivanoviçit, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media tha se këto dy institucione nuk kanë kompetenca për të dhënë një autorizim të tillë.

Sipas Haradinajt, të vetmit që kanë kompetenca dhe juridiksion për të dhënë një autorizim të tillë janë institucionet e Kosovës.

Ai tha se nga autoritetet serbe ka ardhur një kërkesë ku kanë kërkuar shkëmbim të informatave duke nënvizuar se edhe Kosova ka interes në këtë gjë për shkak se supozohet që ky rast ndërlidhet edhe me njerëz ose palë që janë jashtë Kosovës.

Haradinaj poashtu ka folur edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë në Bruksel duke theksuar se Kosova ka identifikuar gjendjen me delegacionin e ri lidhur me marrëveshjet e arritura. Ai tha se shumica e marrëveshjeve janë në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve të vendit, si marrëveshja për energjinë e cila nuk po zbatohet.

“Nuk shkojmë në dialog për t’ia zgjatur jetën këtij dialogu. E mendojmë këtë si fazën finale që ka të bëjë me njohjen e Kosovës. Delegacioni i Kosovës ka kërkuar para institucioneve të BE-së që të kalohet në fazën finale të dialogut”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button