Ukraina miraton ligjin për riintegrimin e “tokave të pushtuara”

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin që rregullon politikën shtetërore në zonat në lindje, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë.

Ligji, i cili ka qenë subjekt i tensioneve dhe demonstratave në këtë vend, stabiliteti i të cilit është minuar nga gati katër vjet luftë, është miratuar me mbështetjen e 280 ligjvënësve nga 450 sa ka Parlamenti i Ukrainës, transmeton REL.

Ligji tani duhet të nënshkruhet nga presidenti Petro Poroshenko, i cili e ka mbështetur atë dhe e ka mirëpritur miratimin e tij.

“Do të vazhdojmë t’i hapim rrugë riintegrimit të tokave të pushtuara të Ukrainës përmes hapave politikë dhe diplomatikë”, ka shkruar Poroshenko në Twitter.

Ligji e etiketon Rusinë si “agresor”, ndërsa pjesët e provincave Donjeck dhe Luhansk, të cilat kontrollohen nga separatistët, i konsideron “territore përkohësisht të pushtuara”.

Mbi 10,300 njerëz janë vrarë në lindje të Ukrainës prejse ka nisur konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në prill të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button