Stacioni kozmik kinez do të bie në Tokë, ka rrezik për helmim

Kimikale të nivelit të lartë toksik mund të përhapen kudo në Tokë Stacioni kozmik kinez konsiderohet si jashtëzakonisht toksik dhe rënia e tij në planet pritet të ndodhë më së largu deri në muajin prill të këtij viti.

Stacioni kozmik është plotësisht jashtë kontrollit të njerëzve në orbitën e Tokës, thonë ekspertët për Daily Mail.

Tiangong -1, e cila është duke rënë drejt Tokës duke bartur një sasi të madhe kimikalesh toksike do të godasë Tokën në mars, ose prill.

Edhe pse shumica e pjesëve të tij do të digjen në atmosferë, vlerësohet se disa pjesë të stacionit do të mbijetojnë dhe ato janë të rrezikshme pasi përmbajnë  hidrazin të rrezikshëm.

Agjencia evropiane e hapësirës vlerëson se periudha e goditjes në Tokë do të ndodhë ndërmjet 13 mars deri 21 prill, por nuk dihet vendi se ku do të bie për shkak të ndryshimit të orbitës të fluturakes. Tiangong-1 ishte dërguar në orbitën e Tokës në vitin 2011 dhe ishte përshkruar si simbol politik i Kinës.

Ishte përdorur për misione pa ekuipazh. Kimikale të nivelit të lartë toksik mund të përhapen kudo në Tokë, pasi pjesët e fluturakes kineze të përplasen në planet. Hidrazini që përdoret si karburant raketor mund të shkaktojë kancer. Organizata Aerospace Corp tregon tiparet e hidrazinit, i cili nuk ka ngjyrë, është i lëngshëm, por ndonjëherë edhe në formë kristalesh kur lidhet me bazën reaktive.

Simptomat te personat e prekur nga hidrazini përfshijnë iritim të syve, hundës, fytit, dhimbje koke, mundim, komë, dëmtim mëlçie, veshkave dhe sistemit nervor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button