Përmbyllet me sukses Karvani promovues i USHT-së

Në kuadër të aktiviteteve promovuese të ofertës akademike të USHT-së, për vitin akademik 2012/2013, në pjesën e dytë të muajit Prill, u organizua edhe Karvani promovues, në të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë, ku USHT ka Fakultete apo Studime të disperzuara. Në stendën e hapur në sheshin e Gostivarit, qytetarë e shumtë u interesuan për fakultetet dhe drejtimet e ndryshme, që funksionojnë në kuadër të USHT-së, mënyrën dhe kushtet e regjistrimit, studimit dhe kështu me radhë. 

Pas Gostivarit, Karvani promovues i USHT-së vazhdoi, më 20 prill 2012, në qytetin e Shkupit. Stenda u vendos në hapësirën përballë Shtëpisë së mallrave ,,Most”, ku edhe përpos motit me shi, megjithatë interesimi i qytetarëve nuk mungoi.

Më 23 prill 2012, Karvani i USHT-së u ndal në qytetin e Kumanovës, ku stenda e hapur në vetë qendrën e këtij qyteti ishte një sihariq, por edhe befasi e këndshme për qytetarët e Kumanovës. Në këtë qytet, përpos ekipit tashmë të rregullt, iu bashkëngjit edhe Prof.dr. Metodija Najdovski. As moti me shi dhe erë që mbretëronte në Dibër, më 25 prill 2012, nuk i ndaloi qytetarët dhe maturantët dibranë, që ta vërshojnë stendën e USHT-së, të vendosur në qendrën e këtij qyteti, pranë shtatores së Skënderbeut. Vlen të theksohet edhe fakti se në këtë qytet, kishte mjaft interesim edhe nga qytetarët e Zhupës, por kishte mjaft të interesuar edhe nga Republika e Shqipërisë, veçanërisht nga qarku i Dibrës.

Karvani promovues i USHT-së, për promovimin e ofertës akademike universitare, për vitin 2012/2013, përfundoi më 26 prill 2012, në qytetin e Kërçovës. Në këtë qytet, stenda e USHT-së u vendos në afërsi të udhëkryqit të urës së lumit Treska të Kërçovës. Interesimi i maturantëve, por edhe i qytetarëve për USHT-në, ishte mjaft i madh në të gjitha qytetet ku u prezantua oferta akademike. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button