Çështja e emrit, Ahmeti: Qëndrimi i negociatorit Naumovski, nuk është i shtetit

“Qëndrimi i Naumovskit nuk është i shtetit”, ky është komenti i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pasi që përfaqësuesi i Maqedonisë në grupin negociator për çështjen e emrit, Vasko Naumovski pas rrethit të fundit të bisedimeve në Nju Jork, deklaroi se propozimet e dala nga ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic janë larg dinjitetit të Maqedonis, njofton Portalb.mk.

“Më brengosi brengosja e përfaqësuesit të Maqedonisë në bisedime, por ai është deklaruar pa i konsultuar me organet shtetërore të cilat janë përkatëse për këtë çështje. Qëndrimi i tij nuk është i shtetit”, deklaroi Ahmeti.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, paraprakisht deklaroi se është e shqetësuar me deklaratën e Naumovskit, ndërkaq tha se partia e tyre i ka linjat e kuqe.

“Ajo çfarë u deklarua nga Naumovski është shqetësuese. Ne kemi disa vija të kuqe të cilat janë paraparë me programin tonë dhe me të cilat ne kemi marrë përkrahjen e popullit. Është shqetësuese, sepse ajo nuk është dinjitoze, si porosi është shqetësuese, sepse bëhet fjalë për një negociator për një kohë të gjatë, prandaj është shqetësuese”, tha Gjorçev.

Ndryshe, siç u njoftua në opinion Republika e Maqedonisë së Re, Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Maqedonisë së Vardarit, Republika e Maqedonisë së Epërme, Republika e Maqedonisë (Shkupi), të gjitha me përshkrimin “Maqedonia” të shkruara në shkronja latine, janë propozime të ndërmjetësuesit të OKB-së në çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic.

Në lidhje me këtë propozim të Nimicit, nga Qeveria e Maqedonisë thanë se: “Në OKB po krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërkaq përfundimi do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button