Ja çfarë thotë Ahmeti për vendimin e Ivanovit për ligjin për gjuhët

Ivanov nuk e shfrytëzoi mundësinë për ta përmirësuar imazhin përpara shqiptarëve. Ky është komenti i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas vendimit të djeshëm të presidentit Gjorge Ivanov për mosdekretim të ligjit për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

“Nuk e kemi mirëpritur vendimin e Ivanov, edhe pse Ivanov ka pasur një shansë për të përmirësuar imazhin e tij përpara shqiptarëve. Sigurisht që procedura tanimë është e ligjshme, ligji sërish kthehet në Kuvend dhe vullneti i shumicës parlamentare është që ky ligj të kalojë me sukses në seancën e radhës”, tha Ahmeti.

I pyetur, nëse pas rikthimit në Kuvend do të dorëzohen amendamente, Ahmeti shtoi se një gjë e tillë do të ishte e panevojshme.

çështja e amendamenteve, është çështje që hapë shtigje dhe debat. Çdo drejtim i panevojshëm për hapjen e debatit është i panevojshëm.

Ndryshe, presidenti Ivanov dje solli vendim që të mos e nënshkruajë ligjin për përdorimin e gjuhëve, ligj ky që zgjëron përdorimin e gjuhës shqipe.

Ivanov njoftoi se ka dërguar një letër deri te Parlamenti i Republikës së Maqedonisë në të cilën ka sqaruar arsyet pse nuk ka nënshkruar këtë ligj. Sipas Ivanovit me këtë ligj po vendoset një paralelizëm shumë i shtrenjtë në të gjitha organet shtetërore të vendit, që dërgon deri tek bllokimi i tërësishëm i tyre dhe mos funksionim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button