Filmi i struganit Borova në “International Mobile Film Festival”

Festivali prestigjioz “International mobile film festival” i cili u mbajt në San Diego të Kalifornisë, më 28 dhe 29 prill në selektimin oficial zgjodhi filmin “Everything is Money” të Dukagjin Borovës, një nga fituesit e edicionit të vitit të kaluar të “Mobil Festival” – festivalit ndërkombëtar maqedonas për filma të incizuar me telefona celularë, i cili i përkushtohet Ratka Ilievskës.

Autori është student i ESRA, në drejtimin e animimit dhe është personalisht i ftuar që të marrë pjesë në projeksionet si mysafir në festival. 

“Mobil Festival” këtë vit do të mbahet për herë të tretë në nëntor 2012, ndërsa paraqitja e filmave do të bëhet prej në gusht deri në fund të tetorit. Përndryshe, ky festival është pjesë e një rrjeti botëror të festivaleve të cilët promovojnë filma të incizuar me celularë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button