Porosia kyçe e të parit të NATO-s, Stoltenberg: ju mundeni, ne do t’ju ndihmojmë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij në Kuvendin e Maqedonisë dërgoi porosi se NATO, do ta ndihmojë Maqedoninë, por para saj, Maqedonia duhet ta zgjidh çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

“Ka ende vende të lira përpara selisë së NATO-s për flamuj. Vitin e kaluar, Mali i Zi u bë anëtarja e 29-të dhe ata tani janë anëtare të barabarta të Aleancës. Ne duam që të jeni pjesë e familjes tonë, por ka ende punë. Këtu para se gjithash, mendoj që zgjidhja juaj me emrin kushtetues. Kjo është një çështje që rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë një kohë të gjatë. Prej këtu përshëndes vullnetin e kësaj qeveria për përkushtimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Dje në Nju Jork u bë edhe një hap i madh, jam i inkurajuar për hapat e ndërmarr dhe ju inkurajoj që të shkoni para. Megjithatë anëtarësimi në NATO është më shumë se zgjidhja e çështjes së emrit. Vendet aspirantë për anëtarësim në NATO, kërkon edhe përmbushjen e reformave. Ju përgëzoj për përpjekjet, posaçërisht planin 369. Miratimi i ligjit për gjuhët javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg falënderoi Maqedoninë për pjesëmarrjen në misionet paqësore të NATO-s, ndërkaq nuk harroi që t’i përmend edhe ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

“Më shumë se 15 vite, gratë dhe burrat e armatës suaj kanë qenë në misionet e NATO-s për stabilitet dhe paqe në Afganistan duke u ndihmuar njerëzve atje, ju falënderoj për gjithçka që vendi juaj ka bërë për sigurinë ndërkombëtare. NATO në vitet 2001-2002 ka dhënë kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e këtij viti, ende kemi rol këtu, sot jam takuar me zyrën e NATO-s në Shkup dhe i përgëzova për punën që kanë bërë dhe që po bëjnë. Këtu jam këtu për të folur për të ardhmen, jam këtu për ardhmërinë që e ndërtoni, jemi të kyçur në Ballkanin Perëndimor në dy dekadat e fundit, pasi që duam që ky rajon të bëhet i sigurt, me prosperitet dhe i lirë. Të gjithë miqtë në NATO ju përkrahin në përpjekjet e tuaja. Askush prej nesh nuk e marrin suksesin menjëherë. Ngjarjet në këtë ndërtesë, në këtë sallë më kanë shokuar, por kanë qenë të shokuar edhe të gjithë anëtarët e NATO-s, por e pranoj avancimin prej atij momenti e këndej. Keni hapur kulturë të përgjithshëm politike, optimizën”, tha Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button