fbpx

Pini ujë për t’i bërë ballë kapsllëkut

Te shumte janë personat qe vuajnë nga kapsllëku dhe femrat preken 2 deri 3 here me tepër se meshkujt. Uji është shume i domosdoshëm që të bëhët mirë tretja dhe transportimi i ushqimeve. Duhet pirë te paktën 6-8 gota ujë në ditë ( kjo në fakt është mesatarja, por që varet edhe nga organizmi, sporti, etj ). Çdo kohë është e mirë për të pirë ujë, çaj, kafe, apo lëngje frutash.
•    Ne mëngjes, sapo zgjoheni pini një gote ujë qe te pastroni zorrët;
•    Pas mëngjesit pini një gote tjetër;
•    Ne çdo vakt ndryshe nga sa thuhet duhet të pini ujë sepse kjo nuk pengon tretjen e ushqimit;
•    Sistematikisht pasi keni bërë urinën duhet ta kompensoni vëllimin e ujit te humbur.
Nëse nuk iu shkon mendja për ujë, mbani gjithmonë një shishe të vogël në tryezën e punës, në kuzhinë apo tek koka e krevatit.
Si kalon uji në organizëm për të shmangur më pas kapsllëkun
Uji që ne pimë shkon në stomak. Nëse ai është bosh, evakuohet për 30 minuta, ndërsa nëse është plot ai përzihet me ushqimet për 3 deri 4 orë. Sapo mbërrin ne zorrën e trashë ai përthithet sërish (rreth 80% e tij) dhe kontribuon në funksionimin e mirë të florës qe ndikon tek vëllimi i jashtëqitjes. Nëse nuk pihet ujë sa duhet kjo e fundit nuk hidratohet dhe forcohet. Ne këtë moment lindin probleme edhe me zorrët. Pra mos harroni të pini sa më shume ujë përveçse te merreni me pak sport dhe te konsumoni sa te mundni fibra./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close