Ivanov përgëzon studentët e UEJL-së

Presidenti Ivanov përgëzoi studentët më të dalluar të UEJL-së, duke ju dëshiruar suksese në të ardhmen.

Presidenti  Gjorgje Ivanov realizoi takim me studentët me notë më të lartë mesatare të cilët studiojnë në fakultetet e shkencave natyrore pranë Universitetit të Evropes Juglindore.

Qëllimi i këtij takimi është që të dëgjohen idetë, por edhe sfidat me të cilat përballen studentët si dhe të përkrahen që të vazhdojnë të rradhisin  suksese të tilla. Studentët janë të kënaqur nga interesimi i presidentit  por njëkohësisht  i shfaqin edhe problemet me të cilat përballen në përditshëmrinë e tyre. 

“Problemi konkret do të jetë ku ne  pas fakultetit, ku ne pas studimeve, edhe një vit mbarojme ju vet e shihni shumica e studentëve mendojnë të ikin jashtë, mendoj se do të zbrazet vendi ynë siç thotë një fjalë e urtë më mirë të jesh i pari i fshatit sesa i fundit në qytet,” – u shpreh studentja e UEJL-se, Arjeta Rexhepi. 

“Pika e parë  është punësimi jonë, e kanë pas problem edhe gjeneratat e kaluara punësimin por sigurisht edhe ne do ta hapim këtë temë” – tha studenti Venhar Ramadani. 

“Kemi nderin të bisedojmë me Kryetarin e Shtetit tonë, megjithatë besojë se edhe ai duhet ta ketë, sepse bisedon me të ardhmen e shtetit të vet, nëse do të kërkoja diçka do të ishte afirmimi i tij në nivel më të lartë për zhdukjen e nepotizmit në të gjitha strukturat e shtetit tonë”, – thotë një studente e rradhës pranë UEJL-së, Liridona Veliu. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button