Qeveria heq ndalesën për blerje të hekurit të vjetër

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u pezullua ndalesa për qarkullim të brendshëm, blerje dhe transport të hekurit, informoi sot në pres-konferencë Ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor Abdylaqim Ademi.

Ai tha se për pezullimin e ndalesës vendimtare ka qenë letra e Odës Ekonomike së Maqedonisë me të cilën tregtarët kanë shprehur pajtimin e tyre në lidhje me përdorimin e masave të propozuara nga ana e Ministrisë për rritjen e përgjegjësisë kundërvajtëse dhe asaj penale për tregti jo legale me mbeturina.

Mes tjerash, është kërkuar që të ndalohet pagesa me para të gatshme për mbeturinat nga ana e personave fizik, sigurim i garancisë financiare për personat fizik të cilët dëshirojnë të marrin leje për trajtimin e mbeturinave, përcaktimin e zonave për mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave vetëm jashtë vendbanimeve dhe pagesë nëpërmjet llogarive të transaksionit.

“Me vjedhjen e mjeteve të metalta në mënyrë artificiale krijohen sasi të mëdha dhe të pakontrolluara të mbeturinave, që nënkupton ngarkesë të mjedisit jetësor si dhe përkeqësim të shëndetit të qytetarëve dhe natyrës dhe rrezikim të sigurisë publike të qytetarëve”, tha Ministri Ademi./ portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button